Komisioni Republikan i Zgjedhjeve në Serbi ka nisur publikimin e rezultateve preliminare të zgjedhjeve presidenciale.
Sipas rezultateve të para prin presidenti aktual Aleksandar Vuçiq, me 71.26% të votave.
Pas tij renditet Zdravko Ponosh, me 9.11% të votave.
E 3-ta renditet Milica Gjurgjeviq Stamenkovski, me 4.55% të votave, shkruan Klan Kosova.
Boshko Obradoviq, ka marrë 4.14% të votave deri më tani etj.