Mediat serbe gjatë ditës së sotme kanë raportuar se Policia e Kosovës ka ndaluar për gjysmë ore një autobus me serbë Gorazhdec në rrugën Pejë-Mitrovicë, përcjell InLajmi.
Por një gjë e tillë, nuk ka ndodhur, tha për Gazetën InLajmi, zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Nuk ka pasur asnjë ndalesë të autobusëve me serbë, jo, nuk qëndron. Pra as në rrugën Pejë-Mitrovicë, as në Istog”, bëri me dije Gashi ./InLajmi/