Sot në Vlorë është zhvilluar një protestë e thirrur nga shoqëria civile për projektin e rikonstruksionit të Sheshit të Flamurit.
Pranë monumentit të pavarësisë janë mbledhur qytetarë të shumtë vlonjatë, por dhe të ardhur nga qytete të tjera të vendit. Sipas përfaqësuesve të shoqërisë civile kryeministri Edi Rama jo vetëm nuk prishi godinën disakatëshe ndërtuar prej vitesh në sheshin historik, por ndërtoi dhe çibanë të tjerë që sipas tyre është terminali i autobusëve.
Përveç kësaj thonë se është larguar nga ky vend një nga simbolet e tij, 4 Topat. Protestuesit janë shprehur se nuk do të lejojnë atë që po ndodh këtu duke kërkuar madje dhe përgjegjësi për faturën ndërtimin e terminalit të autobusëve.
“Mos lejoni të na shkatërrojnë historitë”, thonë protestuesit.
Qytetarët thonë se asnjëherë nuk janë pyetur apo konsultuar për të gjithë ndryshimin që po i bëhet Sheshit të flamurit. Protestuesit me simbole kombëtare kanë konfirmuar se nuk do të lejojnë atë që ata e quajti dinjitet kombëtar t’ua nëpërkëmbin.
Një ditë më parë, kryeministri Edi Rama reagoi për këtë protestë duke akuzuar opozitën se ka organizuar protesta kundër urbanizimit të këtij qytetit.
“Më thonë qenkan revoltuar foltorexhinjtë e Vlorës se dashkan transparencë për projektin e Sheshit të Flamurit! U duket kolonata si stacion autobuzësh e duan shembjen e hotelit të tyre fantazëm, që arkitekti i famshëm belg e kthen në qendrën më të madhe social-kulturore të vendit!, thonë protestuesit, përcjell Top Chanel
“Nuk u vë faj se as nuk dinë as nuk bëjnë dot gjë tjetër përveç përshesheve me baltë, po Sheshi i Flamurit do të jetë një tjetër spektakël urban në Vlorën e Rilindur, që mezi pres ta shoh të realizuar me gjithë qendrën social-kulturore, e cila do t’i japë Vlorës një përmasë të re!” shkroi Rama në Twitter.