Papa Françesku e quajti Ukrainën vend “të martirizuar”, gjatë mesazhit të tij për besimtarët në fund të një meshe në Maltë, të dielën në mëngjes.
Ai u kërkoi besimtarëve, duke përfshirë disa që mbanin flamuj ukrainas, të luten për paqen e Ukrainës dhe botës, shkruan CNN
Françesku përfundon vizitën e tij 2 ditore në ishullin mesdhetar të dielën dhe pritet të kthehet në Romë, transmeton Arbresh.info
Komentet e Papës vijnë një ditë pasi ai tha se një udhëtim për në Ukrainë është duke u diskutuar, teksa fliste me gazetarët.