• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Saturday, 13 September, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina KRYESORE

Murati: Duhet të shfrytëzohen rrethanat për të forcuar raportet me BE-në dhe SHBA-në

Lindita Fejzullahu nga Lindita Fejzullahu
3 April 2022
në KRYESORE
0 0
0
Murati: Duhet të shfrytëzohen rrethanat për të forcuar raportet me BE-në dhe SHBA-në
0
SHPERNDARJE
30
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Institucionet duhet të jenë më të vëmendshme e shumë të kujdesshme për hapat që ndërmarrin, me theks të veçantë zhvillimet rajonale.

Kështu tha kryetari i partisë Lëvizja për Bashkim, Valon Murati në një intervistë për Ekonomia Online.

Edhe pse thotë se në disa raste Kosovës i është bërë presion i padrejtë sidomos në raport me Serbinë, ai pohon se duhet të shfrytëzohen këtë rrethana për të forcuar raportet sidomos më BE-në e SHBA-në.

“Ne duhet të jemi të vetëdijshëm për pozicionin që e ka Kosova në marrëdhëniet ndërkombëtare e me theks të posaçëm me zhvillimet rajonale. Andaj duhet të jemi shumë të kujdesshëm për hapat që i ndërmarrim po flas si Kosovë, si shtet pastaj normalisht si Qeveri edhe si politikë. Në këtë drejtim shpesh duket se Kosovës i bëhet presion pa të drejtë dhe në shumë drejtime ashtu është”.

“Poashtu them se duhet të jemi të vëmendshëm për këtë pozicion në të cilin është Kosova dhe poshtërisht për faktin se ajo që ne na duket si sjellje e privilegjuar ndaj Serbisë, në të vërtetë është një qasje e kujdesshme e shteteve të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës që sa më shumë që është e mundur Serbinë ta tërheq nga orbita e interesit rus dhe ta afroj me atë perëndimor të BE, SHBA etj.

Ne duhet ta analizojmë këtë situatë dhe me pajtueshmëri me këto rrethana ta ndërtojmë qasjen tonë, sjelljen tonë në raport edhe me BE dhe me ShBA edhe në raport me Serbinë po edhe në raport me interesat tona”.

Murati e sheh si të gabuar refuzimin e projekteve nga ndërkombëtarët, ai thotë se së paku duhet të kishim dhënë zgjidhje e jo të themi vetëm jo si “fëmijë i llastuar”, e në fund të kërkojmë ndihmën e ndërkombëtarëve.

“Ne kemi thënë jo për shumë e shumë procese dhe asnjëherë nuk kemi ofruar rrugë dalje prej tyre, kemi thënë jo dhe kjo është shumë e dëmshme. Unë asnjëherë nuk jam kundër që të themi jo, por jo-ja duhet të përcillet me një ofertë alternative të asaj që t’i e thua jo. Kjo sigurisht që i revolton dhe i bënë partnerët tanë edhe nervoz edhe jo të durueshëm me ne”.

“Nuk duhet ta harrojmë që një pjesë të mirë të pozicionit që e kemi në marrëdhëniet ndërkombëtare edhe në rajon e kemi edhe për shkak të këtyre raporteve që i kemi me partnerët tanë. Duhet të kujdesemi që t’i kultivojmë e jo të tregohemi si një ‘fëmijë i llastuar’ i cili thotë jo, jo jo e pastaj në fund nëse në fund nëse diçka shkon keq kërkon ndihmën e tyre”.

Njohësi i çështjeve politike, Arbnor Sadiku në një intervistë për Ekonomia Online tha se nga ndërkombëtarët kohët e fundit ka pasur një qasje kritikuese ndaj Kosovës, duke përmendur moslejimin e mbajtjes së zgjedhjeve serbe në Kosovë.

“Realisht së fundmi kemi pasur një qasje të themi kritikuese ndaj Kosovës për faktin se Qeveria e Republikës së Kosovës nuk i ka lejuar të mbahen zgjedhjet e 3 prillit që mbahen në Serbi edh enë territorin e Kosovës”.

“Sigurisht që kjo ka ndikuar le të themi negativisht në aspektin e imazhit të Kosovës karshi aleatëve të saj, por në anën tjetër jo vetëm për fajin e Republikës së Kosovës po ndodh kjo.

Sadiku thotë se Kosovës po i bëhet presion më shumë se sa Serbisë. Por ai thekson se në këtë periudhë është mundësi e “artë” për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare si në NATO, Këshillin e Evropës etj.

“Duhet të shikojmë mundësitë që të themi konsistent në kërkesat tona, duhet të kërkojmë liberalizim të vizave, duhet të kërkojmë statusin e kandidatit, anëtarësimin në Këshillin e Evropës edhe në NATO, sepse tani më dihet që Rusia nuk ka një imazh të mirë në të gjitha forumet ndërkombëtare duke përfshi edhe G20, Këshillin e Evropës, NATO etj”.

“Është një mundësi e artë për Kosovën që të shfrytëzohet që të anëtarësohet në këta mekanizma ndërkombëtar. Por kjo paraprakisht kërkon një koordinim më të mirë të qeverisë së Republikës së Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian. Kur po them një koordinim, nënkupton faktin që duhet të miratojmë linjën e gazit të cilën e kanë kërkuar SHBA, duhet të ofrojmë të gjitha kërkesat të cilat i kanë kërkuar aleatët tanë ndërkombëtarë sidomos SHBA në mënyrë që kjo të na kthehej ne si një kontribut pozitiv dhe anëtarësim në organizata ndërkombëtare”.

Tags: BENATOSerbiaValon Murati
Postimi i mëparshëm

Voton Vuçiq në Beograd

Postimi tjetër

Zelensky-ukrainasve: Lufta jonë do të jetë edhe fitorja jonë e përbashkët

Të ngjajshme Postime

Uran Ismaili: Transporti publik do të jetë falas në Prishtinë
KRYESORE

Uran Ismaili: Transporti publik do të jetë falas në Prishtinë

29 August 2025
Çitaku: Nuk është model i mirë kur një kryeministër ose një deputet, del shan dhe fyen, pa asnjë lloj bazë
KRYESORE

Çitaku: Nuk është model i mirë kur një kryeministër ose një deputet, del shan dhe fyen, pa asnjë lloj bazë

28 August 2025
Abdixhiku: Nuk shoh dallim mes Albin Kurtit dhe produktit të tij, Dimal Bashës
KRYESORE

Abdixhiku: Nuk shoh dallim mes Albin Kurtit dhe produktit të tij, Dimal Bashës

27 August 2025
Shkrimi i Bashës kundër UÇK-së, Bajrami: S’ndjejmë përgjegjësi për kryetarin e Kuvendit, s’e votuam
KRYESORE

Shkrimi i Bashës kundër UÇK-së, Bajrami: S’ndjejmë përgjegjësi për kryetarin e Kuvendit, s’e votuam

27 August 2025
Gazetari Krasniqi nxjerr një artikull të Bashës – Pretendonte se UÇK u financua nga trafikantët e drogës dhe mafia shqiptare
KRYESORE

Gazetari Krasniqi nxjerr një artikull të Bashës – Pretendonte se UÇK u financua nga trafikantët e drogës dhe mafia shqiptare

27 August 2025
Krasniqi i prerë, thotë se Kurti nuk ka votë nga PDK-ja për kryeministër
KRYESORE

Krasniqi i prerë, thotë se Kurti nuk ka votë nga PDK-ja për kryeministër

26 August 2025
Postimi tjetër
Zelensky-ukrainasve: Lufta jonë do të jetë edhe fitorja jonë e përbashkët

Zelensky-ukrainasve: Lufta jonë do të jetë edhe fitorja jonë e përbashkët

Lajmet e fundit

Çfarë fshihet pas dashurive të pamundura?

Çfarë fshihet pas dashurive të pamundura?

29 August 2025
George Clooney dhe Amal bëjnë paraqitje glamuroze në Festivalin e Venecias

George Clooney dhe Amal bëjnë paraqitje glamuroze në Festivalin e Venecias

29 August 2025
Abazi: Basha është diagnoza e sëmundjes së Kurtit

Abazi: Basha është diagnoza e sëmundjes së Kurtit

29 August 2025
Uran Ismaili: Transporti publik do të jetë falas në Prishtinë

Uran Ismaili: Transporti publik do të jetë falas në Prishtinë

29 August 2025
Çfarë ka ndodhur me 20 dhjetor nër vite?!

Çfarë ka ndodhur me 28 gusht ndër vite?

28 August 2025
Tavë me pulë të plotë dhe harapash – Receta e shijshme

Tavë me pulë të plotë dhe harapash – Receta e shijshme

28 August 2025
Moti në Kosovë, me diell

Mot me diell dhe shumë të nxehtë veror – Temperatura maksimale 34 gradë celsius

28 August 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu