Florian Marku mposhti me nokaut britanikun Chris Jenkins, në meçin që u zhvillua mbrëmë, në raundin e 4, përcjell InLajmi.
E fitores së Markut sikurse secili shqiptar iu gëzua edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti, të cilën e quajti kampion të pamposhtur.
“Floriani jonë mbetet kampion i pamposhtur. Ndeshja e tij e 12-të, fitorja e 11-të. Kësaj radhe nuk iu deshën më shumë se 4 raunde për të mbrojtur titullin e tij, e për të na gëzuar e bërë krenarë të gjithë ne”, tha Kurti.
Ndryshe, Marku, gjatë ditës së sotme ka deklaruar se ky vit do të jetë vit i madh për të, por që nuk ka shpalosur detaje të tjera./InLajmi/