Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba ka reaguar së fundmi shumë ashpër lidhur me masakrën e kryer nga rusët në qytetin Bucha, afër Kievit, përcjell InLajmi.
Kjo masakër dhe sulmet në përgjithësi që po i bëjnë rusët, tha ai, është e qëllimshme dhe po synohet që të eliminojnë sa më shumë ukrainas.
Kuleba ka kërkuar nga bota që reagojnë ndaj kësaj masakre, gjegjësisht të vendosin sanksione të reja shkatërruese për Rusinë si embargo e naftës, gazit, qymyrit.
Më tej, ai ka kërkuar që bota t’ia mbyllë Rusisë të gjitha portet për anijet dhe mallrat ruse, dhe po ashtu të shkëput të gjitha bankat ruse nga SWIFT./InLajmi/