• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Saturday, 12 July, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Bota

Zyrtarja e Pentagonit: Nuk ka interes Serbia të punojë me një ushtri që masakron një popull

J G nga J G
2 April 2022
në Bota
0 0
0
Zyrtarja e Pentagonit: Nuk ka interes Serbia të punojë me një ushtri që masakron një popull
0
SHPERNDARJE
89
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Një zyrtare e lartë e Pentagonit thotë se megjithëse Moska po e ndryshon retorikën lidhur me objektivat në Ukrainë, ajo po përdor të njëjtat taktika shkatërruese kundër civilëve në terren.

Zëvendës Ndihmës Sekretarja amerikane e Mbrojtjes për Rusinë, Ukrainën dhe Eurazinë Laura Cooper tha se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre janë në një emërues të përbashkët në mbështetjen e Ballkanit Perëndimor përballë përpjekjeve të Rusisë për destabilizim. Në intervistën me gazetaren e Shërbimit Serb, Milena Durdic, zonja Cooper tha gjithashtu se nuk është në interesin e Serbisë të bashkëpunojë me Rusinë.

Zëvendës Ndihmës Sekretarja amerikane e Mbrojtjes Laura Cooper thotë se megjithëse se Moska po ndryshon retorikën lidhur me synimet e saj në Ukrainë, në terren po vazhdon me sulmet shkatërruese kundër popullatës civile.

“Qëllimi i Rusisë fillimisht ishte të zëvendësonte qeverinë e zgjedhur në mënyrë demokratike në Kiev. Dhe ne e dimë këtë nga informacionet tona të zbulimit dhe në fakt e ndamë këtë informacion me gjithë botën. Mund të thuhet se bota dinte më shumë për planet e Rusisë dhe motivimet e Rusisë sesa vetë ushtarët e Rusisë”, tha ajo.

Zyrtarja e lartë e Pentagonit shton se forcat ruse u dërguan në Ukrainë për të marrë në kontroll Kievin dhe territore të tjera kyçe, por ato hasën në qëndresën e fortë të trupave ukrainase, të mbështetura nga aftësitë e ofruara nga perëndimi që befasuan forcat ruse dhe i bënë ato të ndryshonin planet.

“Për momentin fokusi i Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve dhe partnerëve tanë është të sigurojmë që ukrainasit të mund të vazhdojnë qëndresën dhe të kenë kenë peshën e nevojshme në tryezën e negociatave me Rusinë”, tha ajo.

Zonja Cooper tha se efekti i sanksioneve ndaj Rusisë po fillon të ndjehet.

“Mendoj se ndërsa publiku rus dhe oligarkët që rrethojnë Putinin dhe janë vënë në shënjestër të sanksioneve, fillojnë të ndjejnë trysninë e tyre, ata do ta drejtojnë këtë trysni ndaj regjimit”, tha ajo.

Në përgjigje të një pyetje të Zërit të Amerikës nëse Shtetet e Bashkuara po e ndjekin me vëmendje Ballkanin Perëndimor, në kushtet e krijuara dhe përpjekjeve të Rusisë për ndërhyrje, zyrtarja e lartë tha se Uashingtoni gjithmonë i kushton vëmendje Ballkanit Perëndimor dhe është i përkushtuar ndaj marrëdhënieve të aleancës me Ballkanin dhe ruajtjen e partneriteteve të forta në të gjithë rajonin

“Pa dyshim ka një histori të përpjekjeve të Rusisë për të ndërhyrë në rajon duke u përpjekur të nxisë tensione. Dhe mendoj se ne po shohim që vazhdon edhe sot e kësaj dite. Jam vërtet e kënaqur jo vetëm nga niveli i vëmendjes së Shteteve të Bashkuara ndaj rajonit, por edhe se mendoj se edhe partnerët tanë të BE-së janë investuar shumë në sigurimin e stabilitetit”, tha ajo.

Mes praktikave që ajo mendon se Rusia mund të përdorë të destabilizojë Ballkanin, janë ndërhyrja kibernetike, përfshirë manipulimin e hapësirës së informacionit, shenja të së cilave sipas saj vazhdojnë të shihen. Ajo gjithashtu shton se Moska mund të përdorë si mjet korrupsionin, që ka efekt veçanërisht gërryes në rajon, si edhe shitjet e armëve.

Zyrtarja e lartë e Pentagonit tha se SHBA është e hapur për për thellimin e bashkëpunimit ushtarak me Serbinë dhe zhgënjehet kur Serbia nuk zgjedh bashkëpunimin.

Ajo tha se ishte pozitive që Serbia mbështeti rezolutën në OKB që dënonte agresionin rus, por shtoi se ky është një moment kur vendet po zgjedhin të mos jenë neutrale.

“Është një moment kur vendet në mbarë botën, edhe ato që kanë qenë historikisht neutrale, kanë vendosur se duhet të anojnë në emër të së drejtës ndërkombëtare, në emër të paqes ndërkombëtare dhe të ngrihen në mbrojtje të parimeve. të sovranitetit”, tha ajo.

Zonja Cooper tha se shpreson që Serbia të marrë një vendim për veten e saj.

“Nuk është në interesin e Serbisë të bashkëpunojë me një ushtri që masakron një popullatë, një ushtri që bombardon civilët. Dhe sinqerisht, nuk është në interesin e Serbisë të ketë partneritet me një ushtri që po vuan pasoja kaq të qarta në fushën e betejës, me një moral kaq të ulët, një ushtri ku udhëheqësit nuk u besojnë ushtarëve të tyre”, tha ajo.

Zonja Cooper hodhi gjithashtu me forcë poshtë çdo paralelizëm që bën Moska me ndërhyrjen e NATO-s në vitin 1999 për të ndalur fushatën e Millosheviçit.

“Nuk ka absolutisht asnjë ngjashmëri mes këtyre situatave. Ajo që shohim sot është një fuqi e madhe që ka zgjedhur të sulmojë një qeveri të zgjedhur në mënyrë demokratike pa asnjë provokim dhe po kërkon të pushtojë pjesë të konsiderueshme të atij vendi duke bombarduar popullsinë civile dhe duke penguar dhënien e ndihmës humanitare . Nuk ka absolutisht asnjë të përbashkët”.

Zv/ndihmës sekretarja e Mbrojtjes tha se është e sigurt se populli i Serbisë mund ta shikojë gjendjen e popullit të Ukrainës me sytë e vet dhe të kuptojë shkatërrimin me të cilin po përballet dhe të dojë t’i mbështesë ata.

Ajo shtoi se Rusia është gjithmonë duke u përpjekur të provokojë ndarje midis aleatëve të NATO-s në të gjithë aleancën, përfshirë edhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor, tha ajo për VOA.

“Por ndihemi vërtet të sigurt se marrëdhëniet tona të forta të aleancës na mundësojnë të qëndrojmë të fortë së bashku për të mbrojtur aleatët tanë dhe për t’i bërë ballë këtyre presioneve nga Rusia”, përfundoi ajo.

 

Tags: LuftaRusiaUkraina
Postimi i mëparshëm

A do ia dalë Marku ta mbroj sonte titullin IFB?!

Postimi tjetër

Nagavci i kundërpërgjigjet Jasharajt pasi kërkoi që të reflektoj qeveria për pagat

Të ngjajshme Postime

Trump për përmbytjet në Teksas: 135 të vdekur, dhjetëra fëmijë të zhdukur, situatë që nuk e kam parë kurrë
Bota

Trump për përmbytjet në Teksas: 135 të vdekur, dhjetëra fëmijë të zhdukur, situatë që nuk e kam parë kurrë

12 July 2025
Trump: Do i dërgojmë Ukrainës sisteme të mbrojtjes ajrore amerikane
Bota

Trump: Do i dërgojmë Ukrainës sisteme të mbrojtjes ajrore amerikane

11 July 2025
Zyrtari izraelit tha se Irani mund të rimarrë sërish uraniumin edhe pas sulmeve amerikane
Bota

Zyrtari izraelit tha se Irani mund të rimarrë sërish uraniumin edhe pas sulmeve amerikane

11 July 2025
Përmbytjet ne Teksas, eksperti: Tragjedia nuk erdhi nga uji, por shteti ishte i papërgatitur
Bota

Përmbytjet ne Teksas, eksperti: Tragjedia nuk erdhi nga uji, por shteti ishte i papërgatitur

10 July 2025
Alarm në Europë: BE grumbullon ushqime, karburant dhe ilaçe – përgatitje për një sulm të mundshëm rus
Bota

Alarm në Europë: BE grumbullon ushqime, karburant dhe ilaçe – përgatitje për një sulm të mundshëm rus

9 July 2025
Temperaturat ekstreme në Greqi mbyllin përkohësisht Akropoli
Bota

Temperaturat ekstreme në Greqi mbyllin përkohësisht Akropoli

8 July 2025
Postimi tjetër
Nagavci i kundërpërgjigjet Jasharajt pasi kërkoi që të reflektoj qeveria për pagat

Nagavci i kundërpërgjigjet Jasharajt pasi kërkoi që të reflektoj qeveria për pagat

Lajmet e fundit

Çfarë ka ndodhur me 5 shtator ndër vite?!

Çfarë ka ndodhur me 12 korrik ndër vite?

12 July 2025
Çervish me miell misri dhe pulë – Receta e vjetër me shije të veçantë

Çervish me miell misri dhe pulë – Receta e vjetër me shije të veçantë

12 July 2025
Moti në Kosovë, me diell

Rikthehet i nxehti veror, temperatura maksimale deri në 33 gradë celsius

12 July 2025
Diferenca mes dashurisë së jetës dhe shpirtit tënd binjak… më shumë për ndjenjat!

Diferenca mes dashurisë së jetës dhe shpirtit tënd binjak… më shumë për ndjenjat!

12 July 2025
Trump për përmbytjet në Teksas: 135 të vdekur, dhjetëra fëmijë të zhdukur, situatë që nuk e kam parë kurrë

Trump për përmbytjet në Teksas: 135 të vdekur, dhjetëra fëmijë të zhdukur, situatë që nuk e kam parë kurrë

12 July 2025
Anulohet koncerti i vetëm i Kanye West në Europë

Anulohet koncerti i vetëm i Kanye West në Europë

11 July 2025
Çfarë problemi shëndetësor tregon lëkura e varur në krahë

Çfarë problemi shëndetësor tregon lëkura e varur në krahë

11 July 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu