Në shënimin e Ditës Botërore të Autizmit, i pari i Komunës se Deçanit, ka thënë se janë pikërisht personat autik që duken ndryshe por meritojnë dashuri të pakushtueshme, përcjell InLajmi.
Sipas tij është kjo datë që synon rritjen e ndërgjegjësimit dhe çrregullimet e spektrit të autizmit, veç tjerash një përmirësim të jetesës për ata të cilët jetojnë më autizëm.
Ramosaj ka thënë së ta kuptosh një person autik është hapi i parë drejtë ndërgjegjësimit të shoqërisë, ndërsa tutje ka thënë së është koha t’i shmangim pabarazitë.
Postimi i plotë i tij:
2 PRILL – DITA BOTËRORE E AUTIZMIT
Disa njerëz duken ndryshe, por të gjithë meritojnë dashuri!
Kjo datë synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit dhe përmirësimin e jetës së atyre që jetojnë me autizëm.
Të kuptuarit e personave me autizëm është hapi i parë drejt ndërgjegjësimit të shoqërisë për të qenë më pranues dhe gjithëpërfshirës.
Është koha kur secili prej nesh duhet të shmangë pabarazitë, të eliminojë diskriminimin, të pranojë çdo njeri me aftësi të veçanta dhe të falë më shumë dashuri. /InLajmi/