Papa Françesku, është shprehur se po mendon të vizitojë Kiev, kryeqytetin ukrainas, transmeton InLajmi.
Ai është pyetur se në mos është në gjendje ta vizitoi Ukrainën ose a po shqyrton ftesë nga autoritetet politike dhe fetare të Ukrainës, ai tha se kjo çështje është në diskutim.
“Po, është në tryezë”, tha Papa Françesku.
Tutje ai ka dënuar ashpër pushtimin rus në Ukrainë, duke thënë se kjo gjë është e turpshme, raporton Sky News.
Papa Françesku pavarësisht sa i rrezikshëm do jetë ky udhëtim drejtë Ukrainës me sa duket do të zhvillohet pasi që veçse është në diskutim, por gjithsesi kjo mbetet të shihet. /InLajmi/