Hoxha kosovar Behar Mjekiqi ka thënë se një mysliman duhet të jetë i mëshirshëm gjatë gjithë vitit dhe jo vetëm gjatë muajit të Ramazanit. Një besimtar i tillë, thotë Mjekiqi, është shembull i mirë për të tjerët.
“Allahu kur e ka dërguar profetin tonë Pejgamber ka thënë: “ty të kemi dërguar mëshirë për mbarë njerëzimin”. Dhe profeti jonë është mëshirës, është njeri”, thotë Mjekiqi.
“Myslimani në përgjithësi duhet me qenë i mëshirshëm jo vetëm në Ramazan. Nëse një njeri nuk është i mëshirshëm edhe muajve të tjerë dhe ditëve të tjera por vetëm në Ramazan ai për mua, mendoj se është një mysliman sezonal”, sqaroi Hoxha.
“Myslimani kur është i mëshirshëm edhe gjatë muajve të tjerë në Ramazan ajo doza e mëshirës vetëm i rritet. Do të jetë shëmbëlltyrë, do të jetë një shembull për të tjerët”, tha ai, përcjell Gazeta Express.
“A ka mundësi që njeriu edhe agjërueshëm me qenë, edhe mysliman me qenë edhe mos me qenë i mëshirshëm, po ka mundësi dhe ka shumë të tillë. Arsyeja është se njeriu nuk e ka kuptuar drejtë çka domethënë mysliman”, theksoi Mjekiqi.