Bayern Munchen ka bërë detyrën në javën e 28 të Bundesligës, këtë herë ndaj Freiburg.
Kampionët në fuqi të Gjermanisë fituan në transfertë 1-4, në një ndeshje që në pjesën e parë u mbyll me rezultatin 0-0.
Takimi u zhbllokua vetëm në minutën e 58, nga Goretzka, ndërsa në minutën e 63-të, Freiburg barazoi me Petersen.
Gnabry i dhuroi sërish avantazhin Bayernit në minutën e 73-të, ndërsa Coman shënoi golin e 3-të në minutën e 82-të. Golin e 4-ërt e realizoi Sabitzer, në minutën e 96, A2 CNN.
Me këtë fitore, Bayern ruan kreun e renditjes me 66 pikë, ndërsa Freiburg renditet i pesti, me 45 pikë.