• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Wednesday, 25 June, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Rajon Shqipëri

Shqipëria shënon 13-vjetorin e anëtarësimit në NATO

Shqipe Vishaj nga Shqipe Vishaj
1 April 2022
në Shqipëri
0 0
0
Shqipëria shënon 13-vjetorin e anëtarësimit në NATO
0
SHPERNDARJE
17
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Shqipëria shënon 13-vjetorin e anëtarësimit në NATO, mes një procesi reformimi dhe modernizimi të Forcave të Armatosura, por edhe aspekteve të tjera që lidhen me sigurinë dhe mbrojtjen e vendit.

Më 1 prill 2009 Shqipëria u bë anëtare me të drejta të plota në Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut – NATO, pas përfundimit të ratifikimit të Protokollit të Anëtarësimit nga të gjitha vendet aleate dhe depozitimit të instrumentit të aderimit në NATO në Departamentin e Shtetit që është edhe mbajtësi ligjor i Traktatit të Uashingtonit.

Duke u bërë palë e këtij Traktati dhe shtet anëtar i NATO-s, Shqipëria përmbushi një synim strategjik dhe një objektiv parësor të politikës së Jashtme, duke avancuar ndjeshëm në realizimin e interesave të saj kombëtare.

Paraqitja e parë e Shqipërisë si anëtare me të drejta të plota e NATO-s u bë në Samitin e Aleancës që u mbajt në Strasbourg/Kehl më 4 prill 2009, ndërkohë që më 7 prill 2009, në selinë e Aleancës në Bruksel, u zhvillua ceremonia zyrtare e ngritjes së flamujve të Shqipërisë dhe Kroacisë në NATO.

Një ditë më vonë Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës zhvilloi një vizitë zyrtare në Shqipëri gjatë së cilës atij iu akordua titulli Doctor Honoris Causa nga Universiteti i Tiranës.

Historiku i marrëdhënieve NATO-Shqipëri

Qershor 1992, Shqipëria aplikon dhe pranohet zyrtarisht në Këshillin e Bashkëpunimit të Atlantikut të Veriut (NACC).

Dhjetor 1992, shënohet vizita e parë zyrtare nga Presidenti i Shqipërisë, Z. Sali Berisha, në selinë e NATO-s ku takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të Aleancës Z. Manfred Verner.

19 Mars 1993, për herë të parë, viziton Shqipërinë Sekretari i Përgjithshëm i NATO, Manfred Verner.

Maj 1993, Shqipëria pranohet anëtare e Asamblesë së Atlantikut të Veriut.

Janar 1994, NATO lëshoi dokumentin ftesë të Partneritetit për Paqe, duke e përcaktuar atë si një program të drejtpërdrejtë dhe një mekanizëm praktik për të transformuar marrëdhëniet ndërmjet NATO dhe shteteve jo anëtare, kryesisht të ‘Bllokut Lindor”, që nuk përfshiheshin nën “ombrellën e sigurisë” sipas artikullit 5 të saj.

23 Shkurt 1994, Presidenti Dr. Sali Berisha nënshkroi Dokumentin Kuadër të PfP duke e bërë Shqipërinë zyrtarisht anëtare të kësaj iniciative (PfP).

20 Prill 1994, Parlamenti shqiptar ratifikoi dokumentin themelor të PfP.

3 Qershor 1994, u krijua Shoqata e Atlantikut të Veriut në Shqipëri në të cilën morën pjesë rreth 80 intelektualë të fushave të ndryshme.

22 Shtator 1994, Shqipëria paraqiti në NATO dokumentin e prezantimit të Shqipërisë në PfP, ku deklaroi kapacitetet dhe kuadrin e bashkëpunimit si vend partner.

25 Janar 1995, u miratua programi i parë individual i partneritetit (IPP) të Shqipërisë me NATO.

9 Qershor 1995, Shqipëria u përfshi zyrtarisht në procesin e planifikimit dhe rishikimit të partneritetit për paqe (PARP), proces i cili krijon kushte për të përfituar dhe aplikuar eksperiencën e NATO në fushën e planifikimit të mbrojtjes. Duke marrë pjesë në ciklet e PARP, Shqipëria nisi shkëmbimin me NATO, të informacionit dhe marrjen më në detaje të ekspertizës për çështje të një spektri të gjerë, që përfshijnë politikën e mbrojtjes, zhvillimet për kontrollin demokratik të Forcave të Armatosura, mbi forcat që Shqipëria ofron në dispozicion të NATO/PfP dhe planet përkatëse financiare.

Viti 1996, NATO ndërmori për herë të parë, një proces ambicioz studimi rreth mundësisë së zgjerimit të Aleancës, nëpërmjet 5 parimeve për zgjerim (NATO).

7 Korrik dhe 11 Tetor 1996, në selinë e NATO, zhvillohen 2 sesione të dialogut individual NATO-Shqipëri.

30 Maj 1997, në Sintra të Portugalisë, Shqipëria mori pjesë në takimin e parë të organizmit të ri që zëvendësoi NACC, dhe që u quajt Këshilli i Partneritetit Euroatlantik (EAPC).

Me një rëndësi të veçantë ishte vullneti i shprehur nga pala shqiptare në këtë takim, që NATO të kontribuonte në procesin delikat të rindërtimit të ushtrisë shqiptare sipas standardeve e koncepteve moderne bashkëkohore.

Mars 1998, Aleanca shndërrohet në një nga pikat kryesore të fokusimit dhe koordinimit të përpjekjeve politike-ushtarake të bashkësisë ndërkombëtare për zgjidhjen e krizës kosovare duke përfshirë edhe opsionin e përdorimit të forcës.

Mars 1998, pala shqiptare u paraqiti vendeve të NATO shqetësimet dhe qëndrimet e saj pas përkeqësimit të situatës në Kosovë.

Qershor 1998, duke iu përgjigjur zhvillimeve dramatike në Kosovë, Ministrat e Mbrojtjes të NATO vendosën adoptimin e një sërë masave konkrete ku veçohen, mbajtja e një stërvitje të përbashkët ajrore të NATO mbi Shqipëri dhe Maqedoni, si dhe hapjen e zyrës së NATO/PfP në Tiranë. Fushata ajrore e NATO kundër Serbisë, për të ndërprerë fushatën kriminale të spastrimit etnik të ndërmarrë nga regjimi i Millosheviçit, përbën një pikë kulminante në historikun e marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Aleancës.

Viti 1999, gjatë krizës së Kosovës, Shqipëria ofroi lehtësirat e saj aeroportuale në ndihmë të operacionit të NATO në Kosovë dhe mund të thuhet pa mëdyshje se Shqipëria, de facto, reagonte e vepronte sikur te ishte një vend anëtar i NATO.

31 Gusht 1999, NATO krijon KOMMZ (W) (Durrës) për mbështetjen e mëtejshme të misionit të saj në Kosovë. Shtabi i saj u integrua në strukturën e KFOR dhe përbënte forcën e parë operacionale të NATO të dislokuar në Shqipëri.

Pas Samitit të Washingtonit 23-24 prill 1999, Shqipëria së bashku me 8 vende të tjera (me vonë dhe Kroacia) u pranua si vend aspirant për anëtarësim në NATO.

Nëntor 1999, Shqipëria paraqiti për herë të parë Planin e Veprimit për Anëtarësim (MAP).

Gusht 2002, Shqipëria dërgon misionin e parë në Afganistan, misioni ISAF, 23 veta nga regjimenti komando.

2003, Shqipëria dërgon misionin e vet të parë në Irak, një kompani komando.

Viti 2003, në Samitin e Stambollit, çështja kryesore ishte përmirësimi në bashkëpunimin e strukturave NATO/EAPC/PfP, që u përpunua tërësisht në raportin e rishikimit të gjithanshëm. Kryetarët e shteteve dhe qeverive e përshëndetën Shqipërinë për progresin e ndjeshëm në reforma, rolin e saj konstruktiv në nxitjen e stabilitetit rajonal dhe mbështetjen për Aleancën.

Maj 2003, Shqipëria, Kroacia dhe Maqedonia së bashku me SHBA nënshkruajnë “Kartën e Adriatik 3 – SHBA” (u konsiderua si një nismë që do të përgatiste hyrjen e të tre vendeve në NATO, sipas shembullit të “Grupit të Vilnusit”)

Gjatë viteve 2004 – 2008, Shqipëria ka vazhduar procesin e konsultimeve me NATO gjatë takimeve të përvitshme që janë zhvilluar në kuadër të MAP, PARP dhe Ministerialit të NATO/EACP etj. Shqipëria ishte e angazhuar në përmbushjen e 43 objektivave të partneritetit, që përcaktonin masat për të aftësuar më tepër Forcat tona të Armatosura për të operuar së bashku me forcat e Aleancës.

FASH kanë dhënë një kontribut domethënës në operacionet e mbështetjes së paqes të drejtuara nga NATO, por edhe BE e OKB. Janë pikërisht këto kontribute që ndikuan që Shqipëria të shihej si një vend që prodhonte siguri, në vend që të konsumonte atë.

FASH krahas pjesëmarrjes në misione luftarake kanë realizuar edhe një numër aktivitetesh të tjera të përbashkëta me NATO të natyrës stërvitje, konferenca, etj.

Marrja e ftesës së anëtarësimit në NATO (në Samitin e Bukureshtit 2 prill 2008) dhe anëtarësimi me të drejta të plota në Samitin e Strasburg&Kehl, 2 prill 2009, finalizoi ato përpjekje dhe atë aspiratë mbarëshqiptare për anëtarësim në NATO. Ende, publiku shqiptar mbetet në treguesit më të lartë të mbështetjes së anëtarësimit të vendit në NATO dhe pjesëmarrjes në misione të drejtuar nga NATO jashtë rajonit. Sondazhet zyrtare nxjerrin një mbështetje rreth 89% të shqiptarëve për NATO.

Që nga anëtarësimi zyrtar i Shqipërisë në NATO ka nisur të zbatohet plani i integrimit që nënkupton reformimin e thellë të sektorit të sigurisë e mbrojtjes me qëllim ndërveprimin e plotë me NATO. Pjesë e këtij plani është paketa me 49 objektiva force të cilat janë marrë përsipër nga FASH si kapacitete operacionale të cilat vihen në dispozicion të NATO për misionet aktuale dhe të ardhshme. Thelbin e tyre e përbën “Grup batalioni i lehtë” i cili përfaqëson një “Task Forcë” me përbërje rreth 1000 veta. Në thelbin e saj është një batalion këmbësorie i lehtë, i motorizuar, i mbështetur edhe me njësi më të vogla (nivel kompanie apo toge) për shërbime zbulimi, mbështetje me zjarr, mbulim nga ajri, shërbim policie ushtarake etj, shkruan ATSH.

Aktualisht, FASH marrin pjesë në misionin ISAF të NATO në Afganistan në disa rajone si Herat (me kontingjentin italian), Kabul (me kontingjentin turk), Kandahar (në misione speciale me kontingjentin amerikan) etj. Në total janë rreth 330 trupa shqiptare që veprojnë në zona të ndryshme të Afganistanit.

Tags: NATO-jaParlamenti shqiptarSali Berisha
Postimi i mëparshëm

Drejtori i Policisë flet për konkursin për rekrutët e rinj

Postimi tjetër

Aksident tragjik në një minierë në Serbi, 8 persona kanë vdekur

Të ngjajshme Postime

Rreziku i rrezatimit në Shqipëri/ Frika nga tensionet bërthamore në Lindjen e mesme, eksperti i ISHP: Kemi 10 pika monitorimi
Shqipëri

Rreziku i rrezatimit në Shqipëri/ Frika nga tensionet bërthamore në Lindjen e mesme, eksperti i ISHP: Kemi 10 pika monitorimi

23 June 2025
“Kemi skuadër të re”/ Rama në ditëlindjen e 34-t të PS: Deputetët e rinj, si asnjëherë tjetër…
Shqipëri

“Kemi skuadër të re”/ Rama në ditëlindjen e 34-t të PS: Deputetët e rinj, si asnjëherë tjetër…

19 June 2025
PS feston ditëlindjen e 34-t! Klosi: Ky mandat do jetë ai i integrimit në Bashkimin Evropian
Shqipëri

PS feston ditëlindjen e 34-t! Klosi: Ky mandat do jetë ai i integrimit në Bashkimin Evropian

19 June 2025
Operacioni “Plazhi i lirë” – Policia në Shqipëri sekuestron 182 komplete me çadra dhe shezlongë në Durrës
Shqipëri

Operacioni “Plazhi i lirë” – Policia në Shqipëri sekuestron 182 komplete me çadra dhe shezlongë në Durrës

18 June 2025
“Qytetar Nderi” për Mira Muratin! Bashkia e Vlorës propozon ndarje çmimesh për tre vlonjatë që kanë shkëlqyer në skenën ndërkombëtare
Shqipëri

“Qytetar Nderi” për Mira Muratin! Bashkia e Vlorës propozon ndarje çmimesh për tre vlonjatë që kanë shkëlqyer në skenën ndërkombëtare

18 June 2025
Balluku publikon raportin e World Economic Forum: Shqipëria e para për qëndrueshmërinë energjetike
Shqipëri

Balluku publikon raportin e World Economic Forum: Shqipëria e para për qëndrueshmërinë energjetike

18 June 2025
Postimi tjetër
Aksident tragjik në një minierë në Serbi, 8 persona kanë vdekur

Aksident tragjik në një minierë në Serbi, 8 persona kanë vdekur

Lajmet e fundit

Rutte jep detaje për takimin me Ramën, Ballkani Perëndimor dhe Ukraina pjesë e diskutimeve

Rutte jep detaje për takimin me Ramën, Ballkani Perëndimor dhe Ukraina pjesë e diskutimeve

25 June 2025
Telefonata e Mossad që futi në kurth gjeneralët iranianë: Ke 12 orë për të shpëtuar

Telefonata e Mossad që futi në kurth gjeneralët iranianë: Ke 12 orë për të shpëtuar

25 June 2025
Çfarë ka ndodhur me 5 shtator ndër vite?!

Çfarë ka ndodhur me 25 qershor ndër vite?

25 June 2025
Tortelini alfredo – Zbuloni recetën e veçantë

Tortelini alfredo – Zbuloni recetën e veçantë

25 June 2025
Moti në Kosovë, me diell

Sot pritet të kemi një ditë shumë të nxehtë verore

25 June 2025
50 gjëra për çifte pa telefon: Për më shumë afërsi, lidhje emocionale dhe dashuri të qëndrueshme

50 gjëra për çifte pa telefon: Për më shumë afërsi, lidhje emocionale dhe dashuri të qëndrueshme

25 June 2025
I humbi unaza me diamant në liqenin e Teksasit, gruaja angazhon zhytësin profesionist që t’ia gjej – ia arrin qëllimit

I humbi unaza me diamant në liqenin e Teksasit, gruaja angazhon zhytësin profesionist që t’ia gjej – ia arrin qëllimit

25 June 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu