Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov është takuar me homologun e tij në Indi Subrahmanyam Jaishankar, transmeton InLajmi.
Pas takimit të tyre në Delhi, Lavrov vlerësoi Indinë që nuk e gjykoi konfliktin në Ukrainë në një “mënyrë të njëanshme”.
India nuk i është bashkuar dënimit të gjerë të pushtimit rus dhe është një blerës kryesor i armëve ruse.
Por homologu indian i Lavrov, Subrahmanyam Jaishankar, theksoi rëndësinë e ndërprerjes së dhunës dhe përfundimit të armiqësive.
Një shtet tjetër që nuk i ka dënuar veprimet e Rusisë është Kina. /InLajmi/