Rusia po paralajmëron Bashkimin Evropian se veprimet e saj nuk do të mbeten pa përgjigje.
Agjencia e lajmeve RIA citoi një zyrtar të lartë të ministrisë së jashtme të premten, i cili dha një paralajmërim.
Ai thoshte se konfrontimi me Moskën nuk do të ishte në interesin më të mirë të bllokut evropian, transmeton Rtv21.
”Sanksionet e papërgjegjshme të Brukselit janë duke ndikuar negativisht në përditshmërinë e evropianëve”, tha Nikolai Kobrinets.