Po pretendohet se 2 helikopterë ukrainas sulmuan një depo të naftes në një qytet rus, transmeton InLajmi.
Një video e shpërndarë në Twitter tregon një zjarr, që u përhap pranë blloqeve të apartamenteve në Belgorod, rreth 40 km (25 milje) nga kufiri me Ukrainën.
Guvernatori lokal, Vyacheslav Gladkov tha se ka pasur një zjarr në depon e naftës për shkak të një sulmi ajror të kryer nga 2 helikopterë të ushtrisë ukrainase, të cilët hynë në territorin rus në lartësi të ulët.
“Askush nuk u vra,” shtoi ai, shkruan BBC.
Pretendimi i guvernatorit Gladkov nuk u konfirmua nga zyrtarët ukrainas. /InLajmi/