Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se gjatë 24 orëve është shënuar një rast i vdekjes, përcjell InLajmi.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 249 doza të vaksinës kundër koronavirusit.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.822.352 doza të vaksinës.
Deri më sot 820.520 qytetarë janë vaksinuar me dozën e 2-të.
Deri më sot janë dhënë 100.125 doza përforcuese dhe doza të 3 të vaksinës kundër koronavirusit. /InLajmi/