Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov është duke zhvilluar bisedime me homologun e tij indian Subrahmanyam Jaishankar, transmeton InLajmi.
Duke folur në një konferencë pas bisedimeve, Lavrov tha se ishte bërë njëfarë përparimi në bisedimet e paqes me Ukrainën.
Ai tha se Moska po përgatit përgjigjen e saj ndaj propozimeve të Ukrainës, të cilat përfshijnë ofertën e Kievit për t’u bërë neutral në këmbim të garancive të sigurisë, shkruan BBC:
Lavrov tha se Kievi kishte treguar shumë më shumë mirëkuptim për situatën në Krime, e cila u aneksua nga Rusia në 2014, dhe rajonin e Donbasit në Ukrainën lindore, i cili është kryesisht nën kontrollin rus. /InLajmi/