Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përkujtuar masakrën e fshatit Lybeniq të Pejës, përcjell InLajmi.
Një prillin e së premtes kjo masakër ka shënuar 23 vjeotirn e rënjes së mbi 80 personave të gjithë nga po ky vend, masakër kjo e cila u krye nga paramilitaret serb të udhëhequr nga grupu “Çakejt”.
Kjo masakër la të vdekur shumë burra, gra dhe fëmijë të moshave të ndryshme e që në mesin e gjithë këtyre ishte një foshnjë 18 muajshe, dhe mbi të gjitha thuhet të jetë vrarë, masakruar dhe më pas zhdukur trupi i një gruaje shtatzënë.
Ndërsa tutje ai ka përmendur edhe masakrën e në Gjakovë me datë një dhe 2 prill të po atij viti, ku u vranë plotë 60 burra, gra dhe fëmijë.
Kurti është shprehur se drejtësia që nuk ka arritur akoma në vend e bënë edhe më të rëndë dhimbjën për ta, por që të rënët nuk do harrohen kurrë ishin fjalët e Kurtit.
Postimi i plotë i tij:
Më 1 prill të vitit 1999, në orët e hershme të mëngjesit, njësitë paramilitare serbe të udhëhequra nga grupi “Çakejt”, rrethuan dhe me pas hynë në brendësi të fshatit Lybeniq të Pejës.
Pasi i tubuan banorët në qendër të fshatit, i ekzekutuan mbi 80 persona në mënyrën më mizore. Në mesin e të masakruarve kishte burra, gra e fëmijë. U vra edhe një foshnje 18 muajshe. U vra, masakrua dhe u zhduk edhe një grua shtatzënë.
Në mesnatën e 1 dhe 2 prillit 1999, në Gjakovë, u masakruan mbi 60 burra, gra e fëmijë. Anëtarë të familjeve Vejsa, Hoxha, Haxhiavdija, Caka, Gashi dhe Nuçi, bashkë me shtëpi u dogjën të gjallë e të vdekur. Në mesin e vrasësve kishte edhe fqinjë të tyre.
Drejtësia e munguar e bën dhimbjen edhe më të rëndë. Nuk i harrojmë kurrë. /InLajmi/