Avokati, Arianit Koci, ka vendosur të reagoj pas rastit të djeshëm në lidhje me rastin e vendosjes së shenjave të ndalesës në një shkollë në Gjakovë, përcjell InLajmi
Nga vendosja e këtyre shenjave bujë bëri që ndalohej hyrja në objekt dhe mbajtja e mësimit për vajzat e mbuluara.
Ndërsa Koci duke ti ketë dalë në mbrojtje drejtoreshës së shkollës së Mesme Teknike në Gjakovë, Florentina Gjergjaj, pasi sipas tij ajo nuk ka kurrfarë faji që zbaton Udhëzimin Administrativ të Ministrisë së Arsimit.
Postimi i plotë i tij:
Veprimi i drejtoreshës Florentina Gjergjaj nuk duhet të shihet si interpretim i besimeve personale, por si zbatim i Udhëzimit Administrativ të (MASHT) Nr.6/2014 KODI I MIRËSJELLJES DHE MASAT DISIPLINORE PËR NXËNËS TË SHKOLLAVE TË MESME.
Unë personalisht jam kundër çdo dispozicioni që ndalon bartjen e uniformës fetare.
Për më tepër, kjo çështje duhet të rregullohet me ligj.
Por paralelja që është ngritur nga persona publikë ka si pasojë linçimin dhe krijimin e situatave të rrezikshme për znj. Gjergjaj dhe familjen e saj.
Presioni duhet të ushtrohet (për këdo që ka pakënaqësi ndaj këtij Udhëzimi), ndaj kastës politike, e cila e ka fuqinë për ta ndryshuar apo edhe anuluar Udhëzimin kontestues. Për më tepër, e ka edhe fuqinë për ta vendosur këtë çështje me ligj dhe në pajtim me Kushtetutën. /InLajmi/