Kryetari i Komisionit për Siguri dhe Mbrojtje, Bekë Berisha ka reaguar pas plaçkitjes së një banke në lagjen ‘Dardania’ në Prishtinë, raporton InLajmi.
E me këtë situatë, Berisha nuk harroi të ironizonte me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçlën, duke iu drejtuar si “Svekla” dhe duke thënë se ka menduar që ky i fundit nuk ka lënë asnjë kriminelë të lirë, të gjithë i ka arrestuar.
E Berisha vazhdon ironinë e tij, duke thënë se ka menduar që nuk ka kriminelë as për fare, por doli që e plaçkitën edhe bankën.
“Pram është plaçkit një bankë. E pava videon. Unë kam mëndu që i kemi arrestuar krejt kriminelët, e s’keni lënë për farë. Atu doli që u arrestu,. Çka aty. Kom mendu që Xhelal Sfekla nuk ka lënë kund kriminel në Kosovë, por dul që e plaçkiten bankën”, tha ai.
“Policia ka dalë në vendngjarje dhe nga informacionet e para dyshohet që grabitja është kryer nën kërcënimin e armëve nga tre persona të dyshuar. Aktualisht po vazhdon ndërmarrja e veprimeve të nevojshme policore me qëllim ndriçimin e rastit”, ka thënë në fund Ahmeti. /InLajmi/