Këngëtari, Arian Agushi ka reaguar ndaj lajmit se është ndaluar bartja e shamisë në një shkollë në Gjakovë nga drejtoresha, përcjell InLajmi.
Agushi i acaruar nga ky vendim thotë se në vend të ndalimit të vajzave me mbulesë në shkollë, nga nesër le të vendoset fotografia e drejtoreshës në Gjakovë, si diçka që duhet të jetë e ndaluar.
Në fund thotë se nuk duhet të bëhet në asnjë formë krahasimi i armëve e cigarve me shaminë.
“A krahasohet mbulesa me armë e me cigare, oj drejtoreshë pa kokërr marre” , shkruan ai.
Postimi i plotë i tij:
Në vend të ndalimit të vajzave me mbulesë, nga nesër le të vendoset fotografia e drejtoreshës së kësaj shkolle në Gjakovë.A krahasohet mbulesa me armë e me cigare, oj drejtoreshë pa kokërr marre. /InLajmi/