Shefi i Grupit Parlamentarë të AAK-së, Besnik Tahiri së fundmi në një konferencë për media ka folur lidhur me gjendjen e rëndë ekonomike në vend, raporton InLajmi.
Ai ka folur për disa tema mjaft të rëndësishme, njërën prej tyre Ligji i Pagave, dhënia e një pjese të trustit si dhe rritja e çmimeve.
Ai ka pyetur qeverinë konkretisht se ku është Ligji i Pagave.
“Ku është puna për finalizimin e këtij Ligji. Na keni thënë se Ligji bëhet në mars. A ka qenë në atë kohë vetëm sa për të na mashtruar, apo pazotësi e juaja dhe nuk dini ta bëni këtë ligj. Kjo nuk është një obsesion i imi personal e as i AAK-së, por obligim që e kemi ndaj qytetarëve, të dimë çka po bëhet”, tha Tahiri.
Tahiri ka thënë se është e pabesueshme se si po sillet Qeveria e Kosovës në gjendje të jashtëzakonshme ekonomike. Pra siç tha ai qeveria në këtë gjendje të rëndë ekonomike po sillen zakonshëm. /InLajmi/