Armand Shkullaku, analisti nga Shqipëria në një debat televiziv ka lavdëruar kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, për moslejimin e zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale të Serbisë në territorin e Kosovës.
Shkullaku duke komentuar qëndrimin e Kurtit tha se ky është një akt që i jep dinjitet Kosovës.
Kurse, sa i përket qëndrimit të shteteve të QUINT-it tha se është një deklaratë kalimtare.
“Është akt që i jep dinjet shtetit të Kosovës. Nuk mundet secilit që i teket të bëjë zgjedhje, shkruan Indeks Online.
Reagimi i QUINT-it, deklaratë kalimtare. Ata (serbët) mundë të votojnë me postë”, tha ai