Përfaqësuesja e Kosovës është ngritur për 2 pozita në ranglistën e FIFA-së, duke u pozicionuar në vendin e 107-të.
“Dardanët” ishin në pozitën e 109-të, por me publikimin e fundit të ranglistës së re të FIFA-së, ata janë ngritur për 2 vende.
Kosova që tani po drejtohet nga trajneri i ri francez, Alain Giresse mori rezultate pozitive në 2 miqësoret e zhvilluar në muajin mars.
Ata fillimisht demoluan 5:0 kombëtaren afrikane të Burkina Fasos në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, përcjell Front Online.
Pesë ditë më vonë, Kosova barazoi 1:1 me Zvicrën në Cyrih, duke konfirmuar formën e mirë.