Nuk i besojnë askujt dhe nuk e kanë ndërmend të dorëzohen, por do të luftojnë për çdo metër katrorë të vendit të tyre, përcjell InLajmi.
Kështu është shprehur së fundmi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, përmes një video në rrjetet sociale, derisa ka ripërsëritur faktin se nuk do të dorëzohen.
“Ne nuk i besojmë askujt, nuk i besojmë asnjë ndërtimi të bukur verbal. Ka një situatë reale në fushën e betejës. Dhe tani, kjo është gjëja më e rëndësishme. Nuk do të heqim dorë nga asgjë. Dhe ne do të luftojmë për çdo metër të tokës tonë, për çdo person tonë”,tha Zelensky./InLajmi/