Premierliga angleze ka vendosur të lejojë të bëhen 5 zëvendësime në ndeshje nga 3 sa ka qenë deri tani.
Ky vendim u bë i ditur sot, teksa do të aplikohet nga edicioni i ardhshëm.
Të gjitha klubet ranë dakord për këtë ndryshim të rregullit, i cili aplikohet në disa liga.
“Klubet do të lejohen të bëjnë 5 zëvendësime, në 3 ndërprerje, me një mundësi shtesë në fillim të pjesës së 2-të”, thuhej ndër tjera në njoftimin e Premierligës, përcjell FrontOnline.
Në total, ekipet mund të kenë në bankën rezervë deri në nëntë futbollistë.




















