Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha, ka reaguar në lidhje me raportimin e auditimit për vitin 2020, për ministrinë e Arsimit, raporton InLajmi.
Hoxha raportimi nuk ishte edhe aq i mirë, pasi sipas saj ka shkelje ligjore në këtë raportim.
Në seancën e mbajtur gjatë ditës së enjte u shqyrtua ky raport i auditorit, ndërsa deputetja Hoxha ka thënë se janë vërejtur parregullsi në pasqyrat vjetore financiare.
“Auditori ka dhënë opinion jo të mirë për MASHT. Ka pasur shkelje ligjore. Auditori ka konstatuar parregullsi në pasqyrat vjetore financiare. Ministria ka bërë mbivlerësim të shpenzimeve e subvencioneve. Ministrja theksoi se ata që nuk kanë evidenca do të lirohen nga vendi i punës dhe nuk do tu bëhet pagesa. Auditori ka dhënë 22 rekomandime dhe kërkojmë që të dresojë rekomandimet e dhëna”, tha Hoxha. /InLajmi/