Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar menjëherë pasi Kosova pranoi rreth 32 milionë dollarë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përcjell InLajmi.
Sipas tij ky lajme është i mrekullueshëm, por akoma më shumë do të ishte nëse do pranonim edhe 200 milionë për gazsjellësin.
Por ai ka një këshillë drejtë Qeverisë së Kosovës, pasi sipas tij nuk janë fortë në vetëdije iu kërkuar të kthjellën dhe të veprojnë drejtë.
Ndërsa tutje Haradinaj ka falënderuar të gjithë taksapaguesit amerikanë, të cilët ia mundësuan Kosovës këtë shumë milionëshe.
Postimi i plotë i tij:
Lajm fantastik shuma prej 32 milionë dollarësh i grantit për objektiva zhvillimore nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Do të isha shumë i lumtur sikur sot, njoftimi të ishte se Kosova përfiton 232 milionë dollarë, duke përfshirë këtu edhe ato 200 milionë për gazsjellësin.
Taksapaguesve amerikanë, faleminderit.
Qeverisë, kthjelluni! /InLajmi/