I pari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar takim sot në Selinë e OVL të UÇK-së, krerët e Shoqatave të dala nga Lufta, përcjell InLajmi.
Haradinaj kategoritë e dala nga lufta i ka quajtur kategori të lirisë, sipas tij janë këta të cilat sollën liri sollën frymë dhe jetë në Kosovë.
Ndërsa tutje Haradinaj ka thënë sakrifica e cilit do nga të prekurit nga lufta është testament për vendin mbi të gjitha themeli i së ardhmes.
Postimi i plotë i tij:
Kategoritë e lirisë, Ushtria Çlirimtare e Kosovës, Dëshmorët e të gjitha kohërave, Invalidët, Veteranët, Familjet e Martirëve, të Pagjeturit, të Burgosurit politikë e të persekutuarit, Viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës, janë edhe dhembja edhe krenaria jonë. Ata janë testamenti ynë, themeli ynë për të ardhmen. /InLajmi/