“Nëse duan të blejnë gazin natyror rus, ata duhet të hapin llogari bankare në rubla, në bankat ruse. Nga këto llogari do të bëhen pagesat për gaz, duke nisur nga nesër”, tha Putin.
“Sanksionet ndaj nesh kanë qenë të përgatitura dhe lufta ekonomike ndaj Rusisë ka nisur vite më parë. Perëndimi do të përpiqet shumë që të gjejë arsye për sanksione të reja, pasi qëllimi është që të goditet zhvillimi i vendit tonë”, tha Putin.