Në Rahovec një person ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve që ka marrë derisa ishte duke punuar në traktorin e tij, përcjell InLajmi.
Lajmin për gazetën InLajmi e ka bërë të ditur, zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj, i cili tha se viktima ka qenë duke rregulluar diçka në traktorin e tij, por që gjatë punës traktori ka lëvizur dhe i ka shkaktuar lëndime trupore.
Kështu viktima është dërguar në QKMF për ndihmë mjekësore, mirëpo pas marrjes së ndihmës së parë viktima është dërguar njëherë në emergjencën e spitalit rajonal të Gjakovës dhe më pas në QKUK në Prishtinë, por që nuk i mbijetoi lëndimeve.
Njoftimi i plotë nga Policia e Kosovës:
“Sot me datë 30.03.2022 rreth orës 16:00 nga QKMF-e Rahovec, Stacioni policor-Rahovec është njoftuar se një person ka kërkuar ndihme mjekësore.
Rastit i është pergjigjur patrulla policore dhe kane kuptuar se viktima e lartcekur eshte sjelle ne emergjence me lëndime serioze.
Pas marrjes se ndihmës se pare viktima me autoambulance eshte dërguar për ne emergjencën e spitalit rajonal te Gjakovës, pasi gjendja e viktimës ishte duke u keqësuar me autoambulance viktima eshte transportuar ne drejtim te QKUK-se Prishtine.
Rrugës për ne Prishtine viktima ka vdekë.
Ne vendin e ngjarjes kane dale policia dhe eshte kuptuar se i ndjeri ishte duke e servisuar traktorin ne oborrin e ti, dhe gjate punës traktori ka lëvizë, ne konsultim me prokurorin pas intervistimit te familjareve kufoma iu kthehet familjareve per kryerhen e ceremonise se vorrimit“. /InLajmi/