Andrei Kozyrev, i cili ka qenë Ministër i Jashtëm i Rusisë në vitet 1990-11996, ka ofruar analizën e tij rreth zotimit të Rusisë se do të reduktojë aktivitetin e saj ushtarak rreth Kievit dhe Chernihiv-it.
“Lajmi i mirë nga bisedimet Rusi-Ukrainë në Stamboll nuk është se Putin papritur po sillet me mirëbesim, por se rezistenca heroike e Ukrainës po e bënë atë që përpiqet për kamuflime diplomatike”, shkruajti ai në një postim.
Kozyrev-një kritik i hapur i luftës në Ukrainë tha se premtimi i Moskës për tërheqje “lehtësisht mund të jetë manovër që Rusia të blejë kohë për rigrupim dhe pastaj të godasë sa më fortë që mundet”, shkruan Sky News.
“Regjimi i Putinit ka kuptuar vetëm dhe vetëm gjuhën e fuqisë. I përballur me humbje afër Kievit, Putin tani kthehet në diplomaci dhe manovra ushtarake konvencionale (jo në taktikat bërthamore), vazhdoi ai, transmeton Periskopi.
Kozyrev paralajmëroi Perëndimin kundër ‘ftohjes së këmbëve’ ndaj furnizimit me armë ndaj Ukrainës ose sanksioneve ndaj Rusisë, duke thënë se Vladimir Putin deri më tani ka ‘vënë bast në dobësinë e Ukrainës dhe të Perëndimit”.