• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Saturday, 13 September, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina KRYESORE

KMDLNJ: Vizitat në Hagë janë simbolikë e përpjekjes së demostrimit të një autoriteti institucional

Lindita Fejzullahu nga Lindita Fejzullahu
30 March 2022
në KRYESORE
0 0
0
KLMDNJ: Të kundërshtohet mbajtja e referendumit të Serbisë në Kosovë
0
SHPERNDARJE
26
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Këto ditë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu po qëndron për një vizitë 3 ditore në Hagë ku do të takohet me ish krerët e UÇK-së, përcjell InLajmi.

E lidhur me vizitat në Hagë, së fundmi ka reaguar Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ).

Përmes një njoftimi KMDLNJ-ja, ka thënë se vizitat e zyrtarëve të Ministrisë së Drejtësisë janë më tepër simbolikë e përpjekjes së demonstrimit të një autoriteti institucional e që në këtë gjykatë ka zero efekte dhe qartazi nuk përkon me mandatin që e ka në sistemi i drejtësisë së Kosovës e që aspak nuk ka ndikim në përmirësimin e kushteve për të arrestuarit.

Tutje, bëhet me dije se të arrestuarit që po mbahen peng në Gjykatën Speciale janë shtetas të Kosovës dhe konsiderohen të pafajshëm deri në një vendim të prerë të gjykatës përkatëse

Njoftimi i plotë i KMDLNJ-së:

Vizitat familjare dhe vizitat speciale në Gjykatën Speciale

Aktualisht në Njësinë e Paraburgimit të Gjykatës Speciale në Hagë po mbahen të arrestuar tetë shtetas të Kosovës, të gjithë ish ushtarë të UÇK – së, ata që e themeluan UÇK -në e që i dhanë kuptim dhe përmbajtje luftës për liri dhe çlirim të Kosovës dhe të cilët pas përfundimit të luftës ishin bartës më të lartë të posteve institucionale dhe shtetërore.

Të akuzuar janë Jakup Krasniqi, ish – kryetar i Kuvendit të Kosovës, Hashim Thaçi ish – kryeministër dhe ish – president i Kosovës, Kadri Veseli ish – kryetar i Kuvendit të Kosovës dhe kryetar i PDK -së, Rexhep Selimi – ish shef i GP të LVV – së, Hysni Gucati, kryetar i OVL të UÇK -së, Nasim Haradinaj, z/kryetar i OVL të UÇK – së, Salih Mustafa, ish – udhëheqës i BIA-së dhe Pjetër Shala , ish – ushtar i UÇK -së.

Deklarativisht Gjykata Speciale është pjesë e sistemit të Drejtësisë së Kosovës ndërsa faktikisht me asgjë nuk dëshmohet kjo, përkundrazi me asgjë nuk identifikohet si e tillë. Gjykata Speciale me aneks Marrëveshjen tërë sovranitetin e vendimmarrjes e ka bartë mbi vete duke zhveshur Kosovën dhe sistemin e Drejtësisë nga çdo autoritet dhe vendimmarrje, qoftë edhe për shtetasit e saj që aktualisht mbahen peng në këtë Gjykatë.

Puna e kësaj Gjykate është kurdisur në atë mënyrë që, edhe në rast se të të akuzuarve u shkelen të drejtat e njeriut që iu takojnë si të privuar nga liria këto shkelje nuk kanë ku të adresohen. Realisht, Gjykata Speciale i ka dhënë të drejtë ekskluzive për monitorim Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq i cili, për shkak të angazhimeve dhe metodologjisë së punës nuk bënë monitorime të rregullta dhe Ombudspersonit të kësaj Gjykate, një post koti që ka mandat për të drejtat e të punësuarve në këtë Gjykatë dhe jo për të arrestuarit.

Këto vizita quhen vizita speciale ndërsa të tjerat janë vizita familjare, pavarësisht postit apo cilësisë së vizitës. Opinioni duhet ta ketë të qartë se ka dallim të madh midis vizitave informuese dhe vizitave monitoruese. Në vizita informuese llogariten vizitat familjare, te miqve, vizita e vetme e Avokatit të Popullit të Kosovës dhe dy vizita të Ministrisë së Drejtësisë së Kosovës.

KMDLNj ka bërë kërkesë Gjykatës Speciale për vizitë monitoruese por se nuk ishte lejuar kjo vizitë në kohën kur vizita familjare për KMDLNj është e papranueshme dhe në kundërshtim me mandatin monitorues që e ka dhe në kundërshtim me Marrëveshjen e nënshkruar me MD – së e cila ka dështuar të sigurojë qasje për monitorues të KMDLNj – së ashtu siç parashihet me Marrëveshje.

Duket qartazi që MD -së nuk paraqet asnjë autoritet pranë kësaj Gjykate prandaj të arrestuarit, shtetas të Kosovës janë të privuar nga e drejta elementare e njeriut që të vizitohen gjatë qëndrimit në paraburgim në këtë mjedis represiv, jotransparent dhe të mbyllur për monitorues të KMDLNj-së, me një përvojë më tepër se 20 vjeçare në monitorimin e të drejtave të personave të privuar nga liria.

Për monitorim të suksesshëm duhet të plotësohen tre kushte elementare, kompetenca profesionale e monitoruesve, besimi dhe pranimi i personave të privuar nga liria që të vizitohen dha bashkëpunojnë me monitorues dhe kushti i tretë, gatishmëria dhe vullneti i institucioneve të mbajtjes, në rastin konkret të Gjykatës Speciale të lejojë dhe mundësojë monitorimin.

Në rastin konkret të privuarit nga liria janë shumë të gatshëm të pranojnë në vizita të rregullta monitorues të KMDLNj-së, monitorues të KNDLNj-së ishin dhe janë të gatshëm në çdo kohë të bëjnë këto vizita sepse është kërkesë e të privuarve nga liria dhe familjarëve të tyre por se Gjykata Speciale e ka përkufizuar qartë monopolin e KNKK nga Gjeneva dhe të ashtuquajturit Ombudsperson i Gjykatës Speciale për monitorim, i cili as nuk është i efektshëm e as në përputhje me standardet ndërkombëtare për faktin se nuk kemi përmirësim të trajtimit e as parimësi dhe efikasitet në zbatimin e procedurave.

Vizitat e zyrtarëve të MD -së janë më tepër simbolikë e përpjekjes së demonstrimit të një autoriteti institucional e që në këtë Gjykatë ka zero efekte dhe qartazi nuk përkon me mandatin që e ka në sistemin e Drejtësisë së Kosovës e që aspak nuk ka ndikim në përmirësimin e kushteve për të arrestuarit.

Prandaj, KMDLNJ pret dhe thërret që deputetët e Kuvendit të Kosovës, në njërën nga seancat e radhës të diskutojnë për statusin e të arrestuarve në Gjykatën Speciale, të cilët kanë mbrojtje ligjore por nuk iu mbrohen të drejtat e njeriut.

Komisioni për të Drejtat e Njeriut i Kuvendit të Kosovës duhet të ndërmerr veprime konkrete për këtë çështje ndërsa KMDLNJ– ë është i gatshëm të dëshmojë para këtij Komisioni dhe të prezantojë pjesë të raportit monitorues nga distanca. Të arrestuarit që po mbahen peng në Gjykatën Speciale janë shtetas të Kosovës dhe konsiderohen të pafajshëm deri në një vendim të prerë të gjykatës përkatëse./InLajmi/

Tags: Albulena HaxhiuHagëKMDLNJ
Postimi i mëparshëm

Qalaj-Haxhiut: Jeni vonuar shumë për të shkuar në Hagë!

Postimi tjetër

30 raste të reja dhe 31 të shëruar me koronavirus brenda 24 orëve në Kosovë

Të ngjajshme Postime

Uran Ismaili: Transporti publik do të jetë falas në Prishtinë
KRYESORE

Uran Ismaili: Transporti publik do të jetë falas në Prishtinë

29 August 2025
Çitaku: Nuk është model i mirë kur një kryeministër ose një deputet, del shan dhe fyen, pa asnjë lloj bazë
KRYESORE

Çitaku: Nuk është model i mirë kur një kryeministër ose një deputet, del shan dhe fyen, pa asnjë lloj bazë

28 August 2025
Abdixhiku: Nuk shoh dallim mes Albin Kurtit dhe produktit të tij, Dimal Bashës
KRYESORE

Abdixhiku: Nuk shoh dallim mes Albin Kurtit dhe produktit të tij, Dimal Bashës

27 August 2025
Shkrimi i Bashës kundër UÇK-së, Bajrami: S’ndjejmë përgjegjësi për kryetarin e Kuvendit, s’e votuam
KRYESORE

Shkrimi i Bashës kundër UÇK-së, Bajrami: S’ndjejmë përgjegjësi për kryetarin e Kuvendit, s’e votuam

27 August 2025
Gazetari Krasniqi nxjerr një artikull të Bashës – Pretendonte se UÇK u financua nga trafikantët e drogës dhe mafia shqiptare
KRYESORE

Gazetari Krasniqi nxjerr një artikull të Bashës – Pretendonte se UÇK u financua nga trafikantët e drogës dhe mafia shqiptare

27 August 2025
Krasniqi i prerë, thotë se Kurti nuk ka votë nga PDK-ja për kryeministër
KRYESORE

Krasniqi i prerë, thotë se Kurti nuk ka votë nga PDK-ja për kryeministër

26 August 2025
Postimi tjetër
787 raste të reja dhe 3.613 të shëruar me koronavirus brenda 24 orëve në Kosovë

30 raste të reja dhe 31 të shëruar me koronavirus brenda 24 orëve në Kosovë

Lajmet e fundit

Çfarë fshihet pas dashurive të pamundura?

Çfarë fshihet pas dashurive të pamundura?

29 August 2025
George Clooney dhe Amal bëjnë paraqitje glamuroze në Festivalin e Venecias

George Clooney dhe Amal bëjnë paraqitje glamuroze në Festivalin e Venecias

29 August 2025
Abazi: Basha është diagnoza e sëmundjes së Kurtit

Abazi: Basha është diagnoza e sëmundjes së Kurtit

29 August 2025
Uran Ismaili: Transporti publik do të jetë falas në Prishtinë

Uran Ismaili: Transporti publik do të jetë falas në Prishtinë

29 August 2025
Çfarë ka ndodhur me 20 dhjetor nër vite?!

Çfarë ka ndodhur me 28 gusht ndër vite?

28 August 2025
Tavë me pulë të plotë dhe harapash – Receta e shijshme

Tavë me pulë të plotë dhe harapash – Receta e shijshme

28 August 2025
Moti në Kosovë, me diell

Mot me diell dhe shumë të nxehtë veror – Temperatura maksimale 34 gradë celsius

28 August 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu