Sot gjatë ditës është sulmuar për 2 herë magazina e Kryqit të Kuq në Mariupol.
Imazhet satelitore nga Maxar Technologies, kanë konfirmuar se tashmë është sulmuar përsëri magazina.
Zëdhënësi i Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq tha se nuk kanë akoma informacione nëse ka viktima dhe se sa është numri i tyre.
Ndërsa mediat botërore, kanë raportuar se qyteti i Mariupolit tashmë është i rrethuar nga forcat ruse, transmeton arbresh.info.
Ndërsa raportohet për mbi 160 mijë civilë janë mbetur të bllokuar, pa pasur qasje në ujë të pijshëm dhe ushqim.




















