Filloreta Raçi, këngëtarja e njohur kosovare e cila jeton dhe vepron në Shqipëri, së fundmi ka lënë për pak kohë Shqipërinë për Amerikën, përcjell InLajmi.
Fifi e cila si duket ka shkuar për punë në Amerikë, po e shfrytëzon në çdo moment kohën edhe për të shëtitur së bashku me të dashurin e saj Adis Patushi.
Se lidhja e tyre po shkon për mrekulli, po e dëshmojnë fotografitë dhe statuset e tyre në rrjetet sociale.
Ndryshe, Fifi është komentuar shumë brenda shtëpisë së famshme BBV, për lidhjen e saj por edhe për ndryshimin e gjendjes emocionale./InLajmi/