Rreth 4.019.000 njerëz janë larguar tani nga Ukraina që nga fillimi i luftës më 24 shkurt, sipas shifrave të fundit nga agjencia e OKB-së për refugjatët, transmeton InLajmi.
Më shumë se 6 milionë njerëz janë zhvendosur brenda Ukrainës, që do të thotë se në total të paktën 1/4 e popullsisë kanë braktisur shtëpitë e tyre për shkak të luftës.
Është kriza më e madhe e refugjatëve në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.
Që nga 29 marsi:
Polonia kishte pranuar 2.336.799 refugjatë
Rumania 608.936
Moldavia 387.151
Hungaria 364.804
Rusia 350.632
Sllovakia 281.172
Bjellorusia 10.902
Ndryshe edhe shumë vende të botës janë shprehur të gatshme të strehojnë refugjatë ukrainas, shkruan CNN.
Dhe gjithashtu shumë vende kanë dhuruar miliona euro për të tejkaluar krizën humanitare që e ka përfshirë Ukrainën. /InLajmi/