Presidenti ukrainas Vladimir Zelensky ka thënë se shenjat fillestare nga bisedimet e paqes ishin pozitive, mirëpo prapëseprapë kërcënimi rus mbetet, transmeton InLajmi.
Në një fjalim televiziv natën vonë, Zelensky tha se vendi i tij mund t’i besojë vetëm rezultateve konkrete të çdo negociate.
Zelensky u zotua gjithashtu se Ukraina nuk do të zvogëlojë përpjekjet e saj mbrojtëse përballë një ushtrie ruse që ka ende potencial të rëndësishëm për të kryer sulme të mëtejshme.
Për më tepër, Zelensky e komentoi edhe njoftimin e Rusisë se po shkurton operacionet pranë Kievit, ku theksoi se kjo nuk do të thotë përfundim i luftimeve, shkruan BBC.
“Situata nuk është bërë më e lehtë,” tha ai. /InLajmi/