Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky së fundmi ka falënderuar Republikën e Çekisë për ndihmën e ofruar, në të gjitha sferat, përcjell InLajmi.
“Gjatë një bisede me Kryeministrin e Republikës Çeke e falënderova për mbështetjen e popullit ukrainas në luftën kundër agresionit rus. Ne e vlerësojmë shumë ndihmën humanitare, sigurinë, trajtimin e jashtëzakonshëm të ukrainasve që kanë gjetur strehim të përkohshëm në Republikën Çeke”, njoftoi ai përmes rrjeteve sociale./InLajmi/