Për të gjitha ato që dëshirojnë të zbulojnë kultura të tjera, të vizitojnë vende të paevitueshme e të pasurojnë kulturën e tyre, ky do të ishte luku i përshtatshëm.
Në periudhën e verës, zgjidhni një fustan të lehtë apo pantallona xhins me një bluzë.
Për ecje të gjata, mbani këpucë të sheshta.
Gjithashtu mendoni të merrni një çantë praktike, për shembull një çantë me rrip në gjoks, dhe të madhe në mënyrë që të mbani gjithçka që ju duhet.
Për t’u mbrojtur nga dielli, vini syza dielli dhe kapele, shkruan Living Shqip.
Në mbrëmje, vishni edhe një xhaketë dhe këpucë me taka, nëse dëshironi.