Ukraina u ka bërë thirrje vendeve që të bëjnë të paligjshme përdorimin e simbolit “Z” sepse shtetet që e përdorin këtë simbol shprehin mbështetje për luftën e Rusisë, transmeton InLajmi.
Fillimisht ky simbol është përdorur për të shënuar tanket ruse, që shkojnë në Ukrainë, por më pas shkronja Z mori kuptim tjetër.
Kjo vjen nga “za pobedu” (që d.m.th për fitore) është miratuar nga rusët për të sinjalizuar mbështetjen për pushtimin.
3 shtetet gjermane Berlini, Bavaria dhe Saksonia e Poshtme kanë thënë tashmë se kushdo që përdor simbolin për të promovuar luftën mund të dënohet me deri në 3 vjet burg.
Dhe ministria e brendshme e Gjermanisë ka paralajmëruar se ata që shfaqin simbolin për të “miratuar” pushtimin mund të jenë përgjegjës ndaj ndjekjes penale.
Ministri i Jashtëm ukrainas Dimitry Kuleba u ka bërë thirrje vendeve të tjera që të ndjekin shembullin e Gjermanisë, shkruan BBC.
“Z” përfaqëson krimet e luftes ruse, qytetet e bombarduara, mijëra ukrainas të vrarë,” shkroi Kuleba. “Mbështetja publike e kësaj barbarie duhet të ndalohet”. /InLajmi/