Në Prishtinë, gjegjësisht në rrugën “Kika” ka ndodhur një përleshje në mes të 3 personave ditë më parë, ku pas lëndimeve që kanë marrë nga therjet me thikë, ata kanë kërkuar edhe ndihmë mjekësore në QKUK, përcjell InLajmi.
Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin e saj 24 orësh derisa duhet theksuar se njëri nga personat që kanë marrë pjesë në këtë përleshje me plagosje me thikë, ndër të tjera ka gjuajtur edhe me armë zjarri.
Ndërkohë, gjatë 24 orëve, policia ka njoftuar se ky person është vetë dorëzuar dhe ka sjellë armën që është përdorur në atë rast.
Ndryshe, personi i dorëzuar është dërguar në mbajtje. /InLajmi/