• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Sunday, 25 January, 2026
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Bota

Ndodh edhe kjo, ky është fshati italian që po synon të bëhet shtet në vete

J G nga J G
29 March 2022
në Bota
0 0
0
Ndodh edhe kjo, ky është fshati italian që po synon të bëhet shtet në vete
0
SHPERNDARJE
106
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Mbi një kodër paqësore e piktoreske në rivierën italiane ndodhet një fshat i vogël me një ëndërr të madhe, të bëhet një shtet i pavarur.

Principata e Seborgës e ka tashmë flamurin, Himnin Kombëtar, pasaportat, vulat, monedhën dhe sigurisht, edhe monarkun e vet. Dhe shpreson që një ditë të fitojë njohjen ligjore, të cilën e kërkon që prej viteve 1960.

Sidoqoftë, për momentin, Seborga është thjesht një katund në veri të provincës italiane Imperia, pranë Francës, me vetëm 300 banorë, në një sipërfaqe prej gati 13 kilometrash katrorë. Rruga që të çon në qendër të fshatit ka një kufi jozyrtar, ku qëndron flamuri dhe zakonisht edhe një i vetëshpallur roje kufitare.

E pozicionuar mbi kodër, nga Seborga sheh pamje spektakolare të rivierës, si dhe Principatës së Monakos, ndoshta mikroshteti më i famshëm në botë dhe frymëzimi i Seborgës për pavarësi.

“Avokatët po punojnë për këtë”, thotë Lartmadhëria e Saj, Princesha Nina e Seborgës.

“Prandaj edhe unë u zgjodha Princeshë”

Aty, monarkia nuk është e trashëgueshme, zgjedhjet mbahen çdo 7 vite dhe Princesha Nina është gruaja e parë që mban këtë post. E lindur në Gjermani, Nina Döbler Menegatto jetonte në Monako kur zbuloi Seborgën 15 vite më parë me ish-bashkëshortin e saj dhe ish-Princin, Marcello I, i cili abdikoi në vitin 2019.

“Fillimisht, mendova se gjithë kjo histori ishte argëtuese dhe nuk e mora seriozisht”, thotë ajo.

“Por më pas zbulova që është e vërtetë”.

Pretendimet për pavarësi nisën në vitet 1960, kur Giorgio Carbone, mësoi mbi historinë e qytezës dhe gjeti diçka të befasishme.

Seborga u ishte dhuruar fillimisht priftërinjve benediktinë në vitin 954, ndërsa në vitin 1729 ata ia shitën Mbretit të Sardenjës, e cila më pas do të bëhej pjesë e Mbretërisë së Italisë. Por, sipas Carbones, nuk ka asnjë akt shitjeje, pra Seborga nuk ka qenë kurrë ligjërisht pjesë e Italisë.

“Është e vështirë të mendosh se, thuajse 300 vite më vonë, mungesa e dokumenteve të shërbejë si bazë e nismës ligjore për të marrë njohje”, thotë Graziano Graziani, ekspert italian në mikroshtete. “Sidoqoftë, komuniteti që beson në pavarësinë e Seborgës e bazon kërkesën pikërisht në këtë pikë”.

Gjykata Kushtetuese Italiane dhe Gjykata Evropiane e të Drejtave të të Njeriut, e kanë refuzuar më parë kërkesën e fshatit, por Princesha është e vendosur.

“Sigurisht që nuk është çështje e lehtë”, thotë ajo.

“Nuk do të ndodhë sot, apo nesër, por nuk është e pamundur. Shikoni si u realizua Brexit”.

Princesha Nina e pranon se e gjithë kjo histori i bën mirë biznesit.

“Është diçka fantastike për turizmin, të mos e mohojmë. Kush nuk dëshiron të vizitojë një përrallë, të takojë princeshën dhe karrocën me kalë?”, thotë ajo.

Princesha thekson se nuk ka asgjë të paligjshme në aktivitetet e “Principatës”, pasaportat janë thjesht për qejf dhe monedha vendase, Luigino, pranohet vetëm në dyqanet e fshatit, por jashtë tij, është vetëm një suvenir.

Megjithatë, Giorgio Carbone, i cili sundoi Seborgën deri në vdekjen e tij në vitin 2009, i çoi gjërat në tjetër nivel.

“Në vitet 1960 ai mbyllte kufirin dhe nuk lejonte askënd të ngjitej, nuk pranonte t’i paguante taksa Italisë”, thotë Nina.

Italia gjithsesi ka në Seborga një autoritet të vetin, një këshill të fshatit të përbërë nga 9 banorë vendas dhe një kryetar që zgjidhet rregullisht si në çdo rajon të Italisë, përcjell A2CNN.

“Zyrtarisht, duhet të ishim në luftë me njëri-tjetrin”, thotë Princesha Nina. “Por jo zyrtarisht, jemi miq”.

Tags: ItaliaPavarësiaShtet
Postimi i mëparshëm

Abramovich humb shikimin për disa orë si pasojë e helmimit

Postimi tjetër

A do të mbahen bisedimet Rusi-Ukrainë në Beograd, deklarohet Vuçiq

Të ngjajshme Postime

Trump: Bordi i Paqes “mund” të zëvendësojë Kombet e Bashkuara
Bota

Trump: Bordi i Paqes “mund” të zëvendësojë Kombet e Bashkuara

20 January 2026
Një vit në Shtëpinë e Bardhë, Trump: Arrestuam 10 mijë emigrantë pa dokumente
Bota

Një vit në Shtëpinë e Bardhë, Trump: Arrestuam 10 mijë emigrantë pa dokumente

20 January 2026
Rusia shfrytëzon dimrin si armë kundër ukrainasve
Bota

Rusia shfrytëzon dimrin si armë kundër ukrainasve

19 January 2026
Çfarë është sistemi i mbrojtjes nga ‘Kupola e Artë’ i Donald Trump dhe si do të funksiononte ai?
Bota

Çfarë është sistemi i mbrojtjes nga ‘Kupola e Artë’ i Donald Trump dhe si do të funksiononte ai?

19 January 2026
Spanja shpall 3 ditë zie pas aksidentit me tren ku vdiqën 39 persona
Bota

Spanja shpall 3 ditë zie pas aksidentit me tren ku vdiqën 39 persona

19 January 2026
A ia dha çmimin Nobel për Paqen? Machado jep detaje nga takimi me Trump: Shkoi shumë mirë
Bota

A ia dha çmimin Nobel për Paqen? Machado jep detaje nga takimi me Trump: Shkoi shumë mirë

15 January 2026
Postimi tjetër
Vuçiq: Nuk duhet të bëhemi kurrë anëtare e NATO-s, ata vranë fëmijët tanë

A do të mbahen bisedimet Rusi-Ukrainë në Beograd, deklarohet Vuçiq

Lajmet e fundit

Vdes gazetarja kosovare Qefsere Nishevci

Vdes gazetarja kosovare Qefsere Nishevci

20 January 2026
Hoteli i parë në Hënë – rezervo tani me 1 milion dollarë

Hoteli i parë në Hënë – rezervo tani me 1 milion dollarë

20 January 2026
Tërë ditën me reduktime: Rikthehen në funksion blloku B1 dhe B2

Tërë ditën me reduktime: Rikthehen në funksion blloku B1 dhe B2

20 January 2026
Haziri reagon në emër të partisë për padinë ndaj Janina Ymerit: I kanë shti punëtorët me i ba padi

Haziri reagon në emër të partisë për padinë ndaj Janina Ymerit: I kanë shti punëtorët me i ba padi

20 January 2026
Trump: Bordi i Paqes “mund” të zëvendësojë Kombet e Bashkuara

Trump: Bordi i Paqes “mund” të zëvendësojë Kombet e Bashkuara

20 January 2026
Rama pranon ftesën e Trump për Bordin e Paqes

Rama pranon ftesën e Trump për Bordin e Paqes

20 January 2026
“Frikohet të flejë pa makijazh”, Elijona e ashpër ndaj Benitës

“Frikohet të flejë pa makijazh”, Elijona e ashpër ndaj Benitës

20 January 2026
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu