Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, për 3 ditë me radhë do të qëndrojë në Hagë për të takuar ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përcjell InLajmi.
Por lidhur me këtë veprim ka reaguar deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu.
Musliu ka thënë se para se të shkojë ministrja Haxhiu t’i vizitojë ish-krerët e UÇK-së, do duhej t’i kërkonte falje publike Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, pasi që i ka quajtur kriminel.
E në rast se nuk e bënë këtë, Musliu tha se vizita e saj atje do të ishte e pakuptimtë dhe e padrejtë. /InLajmi/