Përfaqësuesi Special i BE-së për dialogun me Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, se fundmi ka falënderuar Gjermanin për mbështetjen që i ka dhënë, përcjell InLajmi.
Sipas tij ishte shteti gjerman ai i cili e ka përkrahur në çështjet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe atë të dialogut.
Gjatë ditës së martë ai është takuar me zyrtarë gjermanë për të diskutuar çështjet e përmendura më parë, ndërsa nuk ka hequr nga mendja faktin që Gjermania ka dhënë kontribut të vazhdueshëm për avancimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.
Ndërsa si përfundim ai ka thënë se çështja e integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE, është më e rëndësishme së asnjëherë deri me tani. /InLajmi/
https://twitter.com/MiroslavLajcak/status/1508817281438175243?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1508817281438175243%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Flajmi.net%2Flajcak-aktivizohet-per-dialogun-shkon-te-flase-me-zyrtaret-gjermane-ne-berlin%2F