Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në kuadër të vizitës zyrtare në Norvegji u takua me përfaqësuesit e Konfederatës së Sindikatave Norvegjeze dhe Federatës Norvegjeze të Punëdhënësve, përcjell InLajmi.
Duke theksuar reformat e ndërmarra dhe indikatorët pozitivë në ekonomi, kryeministri Kurti theksoi se mirëqenia sociale është ndër prioritetet qendrore të Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Tutje është thënë se për të mbajtur ekonominë e shëndetshme, për të ruajtur produktivitetin dhe konkurrueshmërinë e prodhuesve, rritja e pagave në ndërmarrjet eksportuese i paraprinë rritjes së pagave të tjera në vend.
Në takim thuhet të jetë diskutuar për modelin nordik të organizimit të tregut të punës, ku kërkesat e punëtorëve për të drejta, dinjitet dhe mirëqenie nuk bien ndesh me kërkesën e kompanive për konkurrueshmëri, por ndihmojnë e plotësojnë njëra tjetrën në prodhim, produktivitet dhe zhvillim të gjithmbarshëm ekonomik.
Përfaqësuesit e federatave shprehën interesimin për të vizituar Kosovën dhe për të rritur bashkëpunimin. /InLajmi/