Kryetarja e Komisionit për Politikë të Jashtme të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Mimi Kodheli po qëndron një një vizitë në Kosovë, ku ndër të tjera tha se kanë biseduar për bashkërendimin e gjithçka që ndodh në mes të 2 shteteve, raporton InLajmi.
“Kemi folur për një bashkërendim të gjithçka që ndodh në mes 2 parlamenteve tona, për qëndrimet dhe strategjitë e politikës së jashtme kaq shumë të rëndësishme që është historike që ne besojmë sepse jemi në anën e duhur të historisë. Do të vazhdojmë të punojmë. Ato vende në NATO që nuk e kanë njohur Kosovën si shtet. Duhet që rritja e kapaciteteve tona në fushën e sigurisë dhe ulja në tryeza ku diplomacia e bëjnë punën e vet do të ishte shumë e domosdoshme në situatën që është tash. Duhet të mbajmë bashkëpunimet me partnerët tanë”, tha Kodheli./InLajmi/