Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, ka shqyrtuar Projektligjin për Policinë Ushtarake në Forcën e Sigurisë së Kosovës, raporton InLajmi.
Por nga ky takim nuk janë dhënë detaje të shumta, por Bekë Berisha si kryetar i këtij komisioni dha një prononcim të shkurtër për media.
Sipas tij janë duke punuar në mënyrë që mos të ik as edhe një, vetëm që FSK-ja ta ketë policinë ushtarake të rregulluar edhe me ligj.
“Jemi duke përpunuar ligjin për Policinë Ushtarake të FSK dhe ka kaluar leximin e parë. Jemi duke punuar nen për nen në mënyrë që FSK ta ketë policinë ushtarake të rregulluar edhe me ligj”, tha shkurt ai. /InLajmi/