Delegacioni rusë në bisedimet Rusi-Ukrainë në Stamboll njoftoi 2 hapa për të depërshkallëzuar konfliktin ndaj Ukrainës pas ditës së parë të bisedimeve.
Sipas RIA-s, në këtë hapa përfshihej reduktimi drastik i aktivitetit ushtarak në drejtimet e Kievit dhe Chernihivit, gjithashtu mundësia e një takimi midis presidentit rus Vladimir Putin dhe presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky.
Kreu i delegacionit rus, Vladimir Medinsky i quajti negociatat konstruktive. Ndërkohë, këshilltari presidencial ukrainas Mykhailo Podolyak ka thënë se është bërë mjaft përparim gjatë bisedimeve midis delegacioneve ruse dhe ukrainase të martën në Stamboll për të lejuar takimin e Putinit dhe Zelenskyt.
“Ne kemi dokumente të përgatitura tani që lejojnë presidentët të takohen në baza 2 palëshe”, tha ai, raporton Agjencia shtetërore ruse e lajmeve.
Bisedimet midis 2 palëve do të “vazhdojnë online 24/7”, tha Podolyak, duke shtuar se Ukraina ka nevojë për “formulim të qartë ligjor”, transmeton Rtv21
“Delegacioni rus është konstruktiv dhe i vetëdijshëm. Kjo nuk do të thotë se negociatat janë të lehta. Ato janë shumë të vështira. Por pala ruse po i kushton vëmendje propozimeve ruse, propozimeve të Ukrainës”, tha më tej ai