Aktori Will Smith ka qenë kryefjala e mbrëmjes në “Oscars 2022”.
Ai kërkoi falje mes lotësh pasi fitoi çmimin “Aktori më i mirë” pas një grindjeje të shëmtuar fizike me komedianin Chris Rock për një shaka që ai bëri në lidhje me gruan e tij, Jada Pinkett Smith.
Aktori 53-vjeçar fitoi nderin për punën e tij në filmin “King Richard” ku luan rolin e babait të tenisteve kampione, Venus dhe Serena Williams, shkruanDailyMail.
Ai fitoi çmimin vetëm pak minuta pasi sherri i tij në skenë me komedianin 57-vjeçar u bë viral.
Artisti Will Smith përndryshe ka një karrierë 30-vjeçare në film dhe ka qenë gjithsej tri herë i nominuar për “Oscars”.